Veseli: Pres Pamje të Bukura nga Seanca

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli teksa tregoi caktimin e seancës të premten, tregoi edhe pritjet e tij nga ajo seancë.

Ai tha se opozita në Kosovë është e fortë, por nuk duhet të jetë shkatërruese.

“Të premten presim mirëkuptim. Jo skena çfarë kanë qenë. Kemi opozitë të fortë por në të njëjtën kohë nuk duhet të jetë shkatërruese,” tha Veseli.

Ai bëri të ditur edhe për çfarë do të mblidhet Kuvendi të premten.

“Të premten seancë me 22 pika të rendit të ditës. Në seancën e së premtes presim vendimmarrje që presin krejt qytetarët e vendit që kanë të bëjnë më liberalizimin e vizave,” tha Veseli.

Sipas rendit të ditës për seancën e ardhshme që u diskutua në Kryesinë e Kuvendit, të premten nuk është paraparë zgjedhja e Presidentit.

Por në këtë seancë mes tjerash pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për hua mes qeverisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në lidhje me hekurudhën, votimi i marrëveshjes për hua me Gjermaninë dhe votimi i marrëveshjes për kredinë rreth kardiologjisë mes Kosovës dhe Unicredit Bank Austria.

KALLXO.com raportoi për  kredi nga Banka Evropiane dhe shteti gjerman.

http://kallxo.com/banka-evropiane-kredi-42-milioneshe-per-hekurudhen/

http://kallxo.com/7-5-milione-nga-gjermania-per-energji-eficiente-ne-komuna/

Veseli foli edhe për seancën solemne që u vendos të mos mbahet.

“Kemi pasur vendimmarrje që me 17 shkurt të ketë agjendë institucionale. Unanimitet, më 17 shkurt të mos ketë seancë. Nëse kishin dashtë dy grupet parlamentare me mbajtë seancë solemne, me 40 nënshkrime na e kishin caktu edhe orën, jo veç datën,” tha Veseli.