Veseli kërkon përgjegjësi te inspektoratet për shembjen e hotelit në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas shembjes së një pjese të hotelit “Adriatik” në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Veseli, që vjen nga kjo komunë, u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse që të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar personin që dyshohet se gjendet nën rrënoja.

“I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë”, ka shkruar kreu i Kuvendit në “Facebook”.

Ai, tutje ka thënë se inspektorët janë përgjegjës për të parë sigurinë e objekteve.

“Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik”, ka shkruar Veseli.

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi për rastin e shembjes së një pjese të hotelit në Mitrovicë.

https://kallxo.com/mitrovice-vazhdojne-kerkimet-nen-germadhat-e-hotelit-adriatiku/