Veseli: Deklaratat e BE-së kanë rrënuar çdo perspektivë të dialogut

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas deklaratës se zëdhënëse se BE-së, Maja Kocijançiq e cila ka thënë  se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në facebook Veseli ka thënë se më këtë gjuhë është duke u rrënuar çdo perspektivë e dialogut.

“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Veseli.

Edhe kryeministri Haradinaj ka reaguar pas deklaratave që zëdhënësja e BE-së i ka dhënë për agjencinë e lajmeve serbe  ‘Tanjug’. Madje sipas tij BE-së i ka humbur “rruga në oborr”.

Veseli: Deklaratat e zëdhënëses së BE-së kanë rrënuar çdo perspektivë të dialogut.

https://kallxo.com/be-kerkon-zgjidhje-per-trepcen-ne-kuader-te-dialogut-kosove-serbi/