Evakuimi në Gjilan - Foto: Facebook/LutfiHaziri

Vërshimet në Gjilan, kryetari Haziri vlerëson lartë ekipin e Emergjencave

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vërshimeve me të cilat u përball qyteti i Gjilanit gjatë ditës së djeshme.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Haziri i ka quajtur “heronjtë e ditëve të sotme” pjesëtarët e ekipit të Emergjencave të Gjilanit.

Ai këtë vlerësim e ka bërë pas pamjeve të evakuimit të qytetarëve nga ekipi i Emergjencave pas vërshimeve te lumi Baja pasditën e së shtunës.

“Jam krenar me punën e tyre dhe i lumtur që po i ndihmojmë qytetarët në momentet më të rënda. 24 orë në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar po ashtu kreu i Gjilanit në profilin e tij në “Facebook”.

Kryetari Lutfi Haziri ka shoqëruar me një fotografi postimin e tij. Në të shihen pjesëtarë të ekipit të Emergjencave duke e evakuuar një grua të moshuar.

KALLXO.com raportoi dje për vërshimet në qytetin e Gjilanit pas shirave të rrëmbyeshëm.

http://kallxo.com/shi-i-rrembyeshem-ne-gjilan-veturat-po-levizin-me-veshtiresi/

Stuhi breshri pati edhe në Ferizaj.