Foto-ilustrim
Vdes Fëmija që u Plagos nga Bombola e Gazit
19.3.2017 - 16:30
Në raportin e saj të përditshëm, Policia ka njoftuar se një fëmijë nga Gjilani, i cili më 18 janar kishte pësuar lëndime trupore nga ndezja e një bombole gazi, ka ndërruar jetë dje.
Pas lëndimeve të marra fëmija ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK në Prishtinë, ku dje ka ndërruar jetë.
Policia thekson rasti i lëndimit të fëmijës nuk është raportuar as nga familjarët e as nga Spitali deri në ditën e vdekjes.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore dhe prokurori.