Foto-ilustrim

Vdes 55 Vjeçari në Përleshjen mes Familjarëve

Një 55 vjeçar me inicialet B. L. Nuk u ka mbijetuar plagëve të marra gjatë një përleshjeje e cila ka ndodhur mes familjarëve në Fshatin Korbliq të Kaçanikut gjatë të mërkurës.

Policia rajonale në Ferizaj ka njoftuar se në përleshjen ku ishin përfshirë disa familjarë janë përdorur mjete të rënda.

“Më 23.06.2016 rreth orës 20:30 është raportuar se në fshatin Korbliq ka ndodhur një përleshje mes disa personave, përndryshe familjarë, ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta. Me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar B. L. rreth 55 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Pas trajtimit të marrë në QKUK, mjekët kujdestarë kanë konstatuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në po të njëjtin spital.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve rajonale që të merren me kompletimin e rastit.