Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se dje rreth orës 21, në një ndërtesë në rrugën “Bajram Kelmendi”  është gjetur pa shenja jete një person.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.