Varrim me nderime shtetërore për zëvendësministrin e Diasporës

 Nesër do të varroset Arian Daci, zëvendësministri i Diasporës që vdiq sot në një ortek bore.

 

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se nesër do të bëhen edhe homazhe dhe mbledhje komemorative.

 

“Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në mbledhjen komemorative, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci”, thuhet në njoftim.

 

Më poshtë agjenda e plotë:


10:35 – Homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës
12:00 – Mbledhja komemorative nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit në Teatrin Kombëtar të Kosovës
13:00 – Ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria

https://kallxo.com/trupi-i-pajete-i-zevendesministrit-mberrin-ne-mjekesi-ligjore/