Treni i linjës Kërçovë- Shkup përplaset me një shkëmb

Treni i linjës Kërçovë – Shkup sot në mëngjes është përplasur me një shkëmb, i cili kishte rënë mbi binarë gjatë natës, në afërsi të fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, të Gostivarit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por ka dëme materiale dhe është ndërprerë qarkullimi në këtë pjesë të hekurudhës.

Nga goditja kompozicioni i trenit ka dalë nga binarët, transmeton AlsatM.

Pas paraqitjes së rastit në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip për ekspertizë.