Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Tre të Arrestuar për Mashtrim dhe Keqpërdorim

Tre persona të dyshuar se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, dhe kanë qenë pjesë e mashtrimeve janë arrestuar gjatë të enjtes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

52 vjeçari me inicialet V. M., 64 vjeçarja me inicialet N . dhe 43 vjeçari me inicialet A .M janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi dyshohen se kanë ushtruar veprat penale si keqpërdorim i pozitës zyrtare, mashtrim dhe dëmtim i kreditorëve ose debitorëve.

Policia me anë të një njoftimi ka thënë se po vazhdojnë të angazhohen në parandalimin e krimit dhe të korrupsionit.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, për të vazhduar më tutje me procedurat e tjera ligjore.