Foto: Ilustrim

Tre të Arrestuar për Marihuanë në Prishtinë

Hetuesit dhe policët nga stacioni Qendra në Prishtinë, sot rreth orës 14:00 kanë arrestuar 3 persona të cilëve gjatë një patrullimi në rrugën “Simon Shiroka” në këtë qytet u janë gjetur në posedim qese me narkotikë.

KALLXO.com ka siguruar një raport të policisë në të cilin thuhet se nga rrugët operative zyrtarët policorë kanë arritur t’i ndalojnë për kontroll tre persona.

Gjatë këtij kontrolli, te peroni i tretë janë gjetur 7 qese të llojit marihuanë, ndërsa te personi i parë, një grua, është gjetur një qese dhe një cigare e mbështjellë me po këtë substancë.

Sipas raportit, të tre këta persona janë ndaluar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Gjatë intervistimit i dyshuari i tretë ka deklaruar se ne shtëpinë e tij ka edhe dy kavanoza me substanca narkotike.

Më pas, Policia e stacionit qendër të asistuar edhe nga Hetuesit e Anti-Drogës kanë vazhduar me bastisje ku edhe janë gjetur kavanozët me marihuanë.