Arrestim i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Tre Hajna Kapen në Flagrancë

Tre persona janë prangosur pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të hynin në një shtëpi për të vjedhur.

Policia njofton se ka arrestuar tre të dyshuarit në lagjen Veternik të kryeqytetit më 22.07.2016 rreth orës 01:00.

“Si rezultat i veprimeve policore janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar të hynë në një shtëpi”, njofton Policia në raportin e saj të përditshëm.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar mjete që u shërbenin për hapjen e dyerve dhe dritareve, njofton Policia.

Me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.