Liburn Aliu në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Tre Deputetët e VV-së Secili Veç e Veç në Gjykatë

Për dallim nga katër deputetët e Vetëvendosjes që dolën së bashku para gjykatës të dyshuar për hedhje të gazit lotsjellës, tre të tjerët do të paraqiten veç e veç.

Derisa Xhelal Sveçla, Sali Zyba, Drita Millaku dhe dhe Fitore Pacolli dolën së bashku para gjykatës si të dyshuar për hedhje të lotsjellësit, tre deputetët tjerë nuk do të dalin bashkë para trupit gjykues.

Liburn Aliu, Albërie Nagavci e Valon Ramadani do të paraqiten secili veç e veç në seancën e caktimit të masës së sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për deputetët, ndërsa seancat e masës së sigurisë janë të mbyllura, edhe pse gjykata ka lejuar marrje të pamjeve dhe fotografi të të dyshuarve para nisjes së seancave.

Në seancën e Kuvendit të mërkurën deputetët e Vetëvendosjes hodhën 4 herë gaz lotsjellës me qëllimin për ta pamundësuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje u ratifikua me 80 vota pro e 3 kundër.

KALLXO.com shkroi më herët për daljen para gjykatës të Xhelal Sveçlës, Sali Zybës, Drita Millakut dhe Fitore Pacollit.

http://kallxo.com/deputetet-e-vv-se-dalin-para-gjykates/