Detaje nga seanca ku po vendoset për masën e sigurisë ndaj asamblistit të LVV-së

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Prishtinës ka vazhduar me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj 11 të arrestuarve të mërkurën, të dyshuar për keqpërdorime me subvencione.

Avokati Valon Blakaj ka njoftuar për KALLXO.com, se kërkesa e Prokurorisë ka të bëjë me caktimin e masës së paraburgimit ndaj 7 të arrestuarave, ndërsa masë të arrestit shtëpiak ndaj 5 të arrestuarve të tjerë.

KALLXO.com ka raportuar se Liridon Fandaj, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Suharekës është njëri nga 11 të arrestuarit, gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës, për keqpërdorime të subvencioneve në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë.

Në njoftimin e Policisë është thënë se 3 nga të arrestuarit janë zyrtarë dhe 8 të tjerë të dyshuar janë përfitues subvencionesh, të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se Fandaj është njëri nga të arrestuarit.

Në ndërkohë, sipas njoftimit të Policisë, 11 të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, mashtrimi me subvencione, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare.

Keqpërdorimet në subvencione – Arrestohet asamblisti i LVV-së në Suharekë