Tre persona ndër ta dy të mitur tentuan të vejnë në qarkullim rreth 400 mijë euro false

Dy të mitur, L. Sh., dhe E.M., janë dërguar në paraburgim për 30 ditësh për shkak se të njëjtit po dyshohen se kanë kryer veprën penale të falsifikimit të parave.

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se përveç të miturve edhe një person tjetër me inicialet G.M është dërguar në paraburgim për të njëjtën vepër penale.

Gjykata ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme të miturit L. Sh., dhe E.M., me qëllim që ta vënë në qarkullim paranë si të vërtetë, marrin një pako të dërguar nga personi O.K., nga Turqia, në emër të pranuesit L. Sh., në të cilën pako janë kartëmonedhat false në shumën e përgjithshme prej 375 mijë eurove.

Pas ndërmarrjes së veprimeve nga ana e policisë, me rastin e kontrollit të shtëpisë së të miturit E.M., paketa haset në dhomën e fjetjes së tij, ku gjendeshin kartëmonedhat dhe tek i pandehuri G.M., janë gjetur 5 mijë euro.

Gjyqtarja e procedurë në Departamentin për të Mitur, ka vlerësuar se të miturit e L. Sh., dhe E.M., dyshohet se kanë kryer veprën penale me peshë shumë të rëndë, shuma shumë e madhe e parave të falsifikuara që të miturit së bashku me personin madhor të pandehurin G.M., planifikonin ta vënin në qarkullim, andaj gjyqtarja e procedurës ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar me ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroj zhvillimin e papenguar të rrjedhës së.