TKK shfaq sot reprizën e shfaqjes ‘Skënderbeu - ose dashuri dhe liri’

Shfaqja ‘Skënderbeu – ose dashuri dhe liri’ nga Tomas Uinkop dhe Fadil Hysaj, me regji të Hysajt jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 20:00.

Shfaqja rrëfen përpjekjet e një regjisori,  i cili me një trupë aktorësh mundohet ta vë në skenë dramën e dramaturgut anglez Tomas Uinkop, “Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri” e shkruar 3 shekuj më herët.

Koncepti inskenues që krijon ky regjisor në mendjen e tij nga drama e Uinkopit e ballafaqon atë me vështirësi të mëdha gjatë inskenimit, me që ai me kohë e kupton se lënda që i ofrohet nga autori dhe ajo që me ngulm mundohet të nxjerrë nga aktorët janë të pamjaftueshme për ta sjellë të gjallë në skenë vizionin e tij për Skënderbeun.