Skenë nga shfaqja ‘“Vetëharrimi”’. Foto: TKE ‘Kujtim Spahivogli’.

Monodrama 'Vetëharrimi' shfaqet të shtunën në Tiranë

Monodrama “Vetëharrimi”, me autor Besim Rexhajn dhe regji të Fadil Hysajt do të shfaqet të shtunën në Tiranë.

Shfaqja jepen në ora 19:00 (15.10.2022) në skenën e Teatrit Kombetar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.

Shfaqja “Vetëharrimi” është një projeksion artistik i ndërtuar mbi fatin e një të mbijetuare të dhunës seksuale të ushtruar gjatë luftës së fundit (1999).

“Nën regji të Fadil Hysaj, lojë të aktores Sheqerie Buqaj dhe performimin në violonçel të Gresa Broqit, vjen si një si pasqyrë e realitetit ngjyrosur me elemente teatrale”- thuhet në njoftimin e TKE “Kujtim Spahivogli”.