Hysaj: Si këshilltar i Hashim Thaçit kam biseduar me PDK-në dhe LDK-në që të mos ketë konfrontime politike

Regjisori dhe profesori Fadil Hysaj ka treguar se si përfundoi si këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Hysaj ka thënë se ka qenë i ftuar nga vetë Thaçi për të qenë këshilltar i tij.

“Unë nuk kam shkuar, por më kanë ftuar. Kam qenë i ftuar”, ka thënë Hysaj në emisionin “Kallxo Përnime”.

Ai ka thënë se në vitin 2007, ish-kryeministri Thaçi i ka telefonuar.

“Në vitin 2007 më ka thirrur në telefon, më ka thirrur Hashim Thaçi”, ka thënë tutje ai.

Hysaj ka thënë se në atë kohë ka pasur konfrontim të ashpër mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka thënë se ishte i prirur që të bisedonte në atë mënyrë që ky tension mes partive të jetë minimal.

“Ka pasur konfrontim partiak shumë të ashpër LDK dhe PDK në atë kohë. Unë kam qenë i prirur që ky tension me qenë minimal që mos me pasë konfrontime politike. Kam marrë njëfarë roli, pa ma dhënë askush atë rol ku kam biseduar me njerën dhe tjetrën palë për me u ul dhe bisedua. Diçka e tillë nuk ka ndodhur. PDK-ja kanë thënë nuk po don LDK-ja. Nuk është insistuar shumë”, ka thënë tutje ai.