Theresa May po përballet me mocion mosbesimi, rezultatet pas orës 21:00

Deputetët konservatorë po votojnë nëse Theresa May duhet të qëndrojë si udhëheqëse e tyre me një rezultat që pritet të dalë pas orës 20:00 me kohë lokale (me kohën tonë pas orës 21:00), raporton BBC.

Kryeministrja britanike bëri një apel të minutës së fundit për mbështetje në një takim emocional me deputetët e Parlamentit.

Ajo u tha atyre se ajo nuk do ta udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në vitin 2022, por dëshiron të qëndrojë për të çuar në fund marrëveshjen e BREX-it, thanë deputetët.

Ajo po përballet me një votë mosbesimi në udhëheqjen e saj pasi 48 deputetë konservatorë e kanë kërkuar këtë.

Shumica e deputetëve konservatorë kanë thënë publikisht se do të mbështesin kryeministren, por është një fletëvotim i fshehtë dhe ka pasur shenja të nervozizmit midis menaxherëve të partisë përpara votimit në Dhomën e Komitetit në Pallatin e Westminsterit.

Rezultati pritet pas përfundimit të votimit.