Thaçi: Viti Evropian i Kosovës

Thaçi hapi punimet e konferencës ku po diskutohet për rolin e MSA-së në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës në Kosovë.

Thaçi këtë vit e cilësoi shumë të suksesshëm për integrimin e Kosovës në BE.

Ky vit është vit evropian për Republikën e Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në BE është qëllimi ynë me prioritet strategjik.Me hyrjen në fuqi të MSA-së dhe rekomandimin e vizave Kosova është në rrugën për anëtarësimin në BE.MSA është një kontratë me BE-në. Marrëdhënie që na obligon të vazhdojmë me reforma,” Tha Thaçi.

Ai në fjalën e tij tregoi edhe të arriturat e Kosovës, duke folur për dialogun dhe pastrimin e politikës.

“Askush në mund të thotë se Kosova është e përsosur, por ne kemi gjetur çelësin e dialogun në mes nesh. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile duhet të vazhdojë. Njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione e as në listat zgjedhore në të ardhmen,” tha Thaçi.

Fjalë të ngjashme Thaçi foli edhe më 5 maj kur ishte mysafir në “Fol Hapur”

Marrëveshja e Stabilizm-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së ka hyrë në fuqi me datën 1 prill 2016.

Konferenca gjithëpërfshirëse e nivelit të lartë “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së: nxitja e rritjes ekonomike dhe vendeve të punës”, ka mbledhur përfaqësues qeveritar, organizata të shoqërisë civile, organizata të biznesit dhe kompani nga BE-ja dhe Kosova.

Konferenca ka për qëllim të shpjegojë ndikimet dhe përfitimet kryesore ekonomike të Kosovës nga MSA-ja, të demonstrojë që marrëveshja ka për qëllim t’i ndihmojë Kosovës të ec përpara në zhvillimin e saj ekonomik/afarist, t’u ndihmojë prodhueseve kosovarë të përfitojnë nga tregu i BE-së dhe bërjen e Kosovës më atraktive për investimet e BE-së.

Në konferencë mes tjerësh po marrin pjesë  edhe Johannes Hahn, Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Emmanuel Mitsou, President i Këshillit Evropian të Investitorëve dhe Kryeministri Isa Mustafa.