Konferenca ‘Trashëgimia mistike në Kosovë’. Foto: KALLXO.com.

Mbahet konferenca shkencore ‘Trashëgimia mistike në Kosovë’

Organizuar nga Departamenti i Orientalistikës në Fakultetin Filologjik të Universitetit, “Hasan Prishtina” është mbajtur sot konferenca shkencore, “Trashëgimia mistike në Kosovë”.

Gjatë kësaj konference, studiues të ndryshëm kanë prezantuar rezultatet e tyre shkencore lidhur me trashëgiminë mistike në Kosovë, e cila deri për vite është mbajtur larg shqyrtimeve shkencore.

Abdulla Rexhepi, shef i Departamenti i Orientalistikës në Fakultetin Filologjik, ka thënë për KALLXO.com se qëllimi i kësaj konference është shpalosja e hulumtimeve shkencore të bërë deri më sot për trashëgiminë mistike islame në Kosovës.

“Qëllimi i konferencës është shpalosja e hulumtimeve shkencore që janë bërë deri më sot në lidhje me trashëgiminë mistike islame në Kosovë, duke filluar nga teqetë, ritualet në teqe, tyrbet, kontributet letrare, filozofike e artistike, sidomos të fushës së muzikës që kanë prodhuar teqetë e Kosovës, gjatë shekujve të fundit” – tha Rexhepi.

Rexhepi ka thënë se kjo fushë për dekada është neglizhuar dhe lënë jashtë studimeve akademike.

Sipas tij, kontributi i kësaj konference është edhe thyerja e paragjykimeve ndaj trashëgimisë mistike.

“Me temat e prezantuar po thyhen disa bindje jo reale pasi ndaj kësaj trashëgimie ka pasur paragjykime, dhe me këtë, kjo trashëgimi po merr vëmendjen e duhur akademike”- tha ai.

Tradita mistike është zhvilluar dhe la gjurmë në traditën muzikore shqiptare.