Thaçi: Ushtria dhurata më e mirë për festat e fundvitit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar qytetarët për Ushtrinë e re duke thënë që Kosova më në fund e ka përmbyllur procesin e shtet ndërtimit.

“Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Tutje Thaçi ka thënë që Ushtria është dhurata më për mirë për festat e fund vitit.

“Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”, tha ai.

Lindja e Ushtrisë së Kosovës

.