Hashim Thaçi, President i Kosovës

Thaçi: Satiristët më kanë thirrë edhe mua

Presidenti Hashim Thaçi e ka konfirmuar se dy satiristët rus që janë paraqitur si ish-presidenti i Ukrainës, Poroshenko e kanë thirrë në telefon edhe zyrën e tij.

“Ta them të drejtën që mashtruesit kanë provuar të depërtojnë edhe në zyrën time. Është fat, që ka pasur kujdes maksimali sepse unë s’mundem të flasë me dikë pa qenë i informuar dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetetet. Ka qenë para 7-8 muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua, i falënderoj kabinetin për punën e tyre profesionale”, tha Thaçi para mediave.

Ai gjithashtu ka treguar se asnjëherë nuk ka folur në telefon me ish presidentin Poroshenko, por thotë se drejtpërdrejtë e ka takuar disa herë në takime ndërkombëtare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka qenë pre e telefonatave të këtyre dy satiristëve rusë.