Pasojat e uraganit "Harvey" - Foto: Facebook

Thaçi: Qeveria të Ndajë 100.000 Dollarë për Familjet Amerikane

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 dollarëve si ndihmë për familjet amerikane të prekura katastrofa natyrore e shkaktuar nga urgani “Harvey”.

Thaçi, në një postim në profilin e tij në “Facebook” thotë se është i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike, por thekson se Kosova do të ndihmojëme aq sa ka, “ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore”.

“Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Ai thotë se bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës me shqetësim dhe dhimbje ka përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani “Harvey”.