Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: UP-ja ka Dhënë Gjithmonë Dëshmorë dhe Heronj

Presidenti Hashim Thaçi në 48 vjetorin e Universitetit të Prishtinës ka thënë se ky institucion arsimor ka dhenë gjithmonë dëshmorë dhe heronj.

“Ky universitet që mban emrin e një atdhetari të madh Hasan Prishtina, ka dhënë gjithmonë dëshmorë dhe heronj”, tha Thaçi.

Presidenti tha se Kosova është Europë dhe Perëndim.

“Kosova është dhe do të mbetet Europë dhe Perëndim. Kjo nuk duhet të harrohet kurrë”, tha Thaçi.

Ai duke i uruar ditëlindjen Universitetit të Prishtinës, kërkoi unitet para dhjetëvjetorit të pavarësisë

“Këto ditë kur po shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës na nevojitet si kurrë më shumë uniteti politik dhe qytetar. Urime ditëlindja e 48 e Universitetit të Kosovës, urime 10 vjetori i Pavarësisë se Kosovës”, tha Thaçi.

Si ditë e themelimit të UP-së konsiderohet 15 shkurti i vitit 1970, kur Kuvendi i Kosovës mbajti mbledhje solemne për këtë çështje.