Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke vënë lule te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova

Thaçi: Ibrahim Rugova ishe arkitekti i pluralizmit politik në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 13-vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast presidenti Thaçi ka vlerësuar lartë veprimtarinë e presidentit Rugova për unifikimin e pavarësisë së Kosovës.

“Sot shënojmë 13-të vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit të pluralizmit politik në Kosovë, të dialogut, negociatave të marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtar, të angazhimeve unifikues të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës, prandaj sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij”, tha presidenti Thaçi.