Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Gruaja Kosovare Vazhdon të Ketë Sfida

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën për të drejtat e grave në pronë tha se është bërë progres, por ende ka sfida

“Kosova ka pasë progres edhe pse dëshirojmë që progresi te jetë më i madh dhe më i shpejtë. Gruaja kosovare vazhdon te ketë ende sfida. Gratë ende luftojmë për barriera per trashëgiminë e pronës”, tha Thaçi.

Ai më tutje deklaroi se “krenohemi me rolin që luan grua kosovare sot”, duke përmendur gra dhe vajza të suksesshme kosovare.

Thaçi deklaroi se edhe pse gratë paraqesin gjysmën e popullsisë, vetëm 15 për qind të tyre kanë prona.

“49.6 për qind janë gra të regjistruara në Kosovë, por vetëm 15.24 për qind e grave i kanë të regjistruara pronat në emër të tyre”, tha Thaçi.

Thaçi bëri thirrje që të gjithë të angazhohen për të drejtat e plota të grave në Kosovë.

Konferenca për të drejtat pronësore të grave u organizua nga OSBE-ja dhe Ambasada franceze në Kosovë.