Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Thaçi: Aleanca Kosovë-ShBA Qëndron dhe Mbetet e Fortë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht kush është në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleanca strategjike dhe miqësia e madhe që ka Kosova me ShBA-në qëndron dhe mbetet e fortë.

Sipas presidentit, këtë e dëshmon nënshkrimi i Marrëveshjes për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

“49 milionë dollarë nuk zgjidhin problemet e Kosovës, por puna e përbashkët do të mundësojë krijimin e një klime pozitive dhe hapave konkretë që rrit besimin e investitorëve tjerë”, ka thënë Thaçi.

Këto komente ai i bëri gjtë një kokteji ku po kremtohet marrëveshja për programin prej të cilit Kosova ka përfituar 49 milionë dollarë./21Media