Tenton t’i Joshë Policët, Arrestohet në Muqibabë

Një shqiptar me shtetësi të Serbisë është arrestuar të shtunën në oët e pasdites pasi kishtetentuar t’i joshte pjesëtarët e Policisë së Kosovës me 20 euro në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës e Serbisë në Muqibabë.

Policia e Kosovës bën të ditur se i arrestuari kishte provuar që me 20 eurot e ofruara ta shmangte kolonën e veturave në pritje për kontroll, në mënyrë që të kalonte më shpejt.

“Me urdhër të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, vetura me të cilën ishte duke udhëtuar i dyshuari si dhe në cilësi të provës materiale është konfiskuar kartëmonedha të cilën i dyshuari u kishte ofruar zyrtarëve policor, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë.