Pas arrestimit të zyrtarit policor në Gjakovë, IPK arreston të dyshuarin për dhënie ryshfeti mbi 1 mijë euro

Pas arrestimit të zyrtarit policor në Gjakovë nën dyshimin se pranoi ryshfet mbi 1 mijë euro për plotësim të dy vendimeve (fiktive) për kundërvajtje, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar edhe qytetarin e përfshirë në këtë rast, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të datës 24.02.2024 të IPK-së, veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës, kurse të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”, duke i ofruar zyrtarit policor 1000 euro.

Një zyrtar policor në Gjakovë është arrestuar më 23.02.2024, nën dyshimin se pranoi ryshfet por edhe keqpërdori detyrën e tij zyrtare.

Sipas njoftimit të IPK-së, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1 mijë euro për të plotësuar dy vendime fiktive për kundërvajtje, njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pasakta të qytetarëve.

Arrestohet një polic, dyshohet se mori ryshfet 1 mijë euro