Ilustrim

Qytetari që dyshohet se ofroi ryshfet për policin në Gjakovë vetëm është intervistuar

Një polic i trafikut është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se mori ryshfet në vlerë prej 1 mijë eurove për të plotësuar disa vendime për kundërvajtje.

E për të ndërhyrë në këto vendime, ishte i përfshirë edhe një qytetar që dyshohet se ofroi ryshfetin për policin. 

I njëjti sic mëson KALLXO.com vetëm është intervistuar dhe u iniciua procedurë për të njëjtin. 

Në anën tjetër Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi më 24.02.2024 se policin e dyshuar e ka arrestuar ndërsa ndaj të njëjtit janë iniciuar veprat penale marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. 

Për policin rëndojnë dyshimet se ka pranuar 1 mijë euro për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje fiktive, një në vlerë prej 500 euro me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti si dhe një tjetër në vlerë prej 200 euro. Në këto vendime polici dyshohet se përdori të dhëna të pasakta të qytetarëve. 

Zyrtari i Njësisë Rajonale të Komikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës është dërguar në ndalim policor për 48 orë. 

E qytetari që po intervistohet ndaj të njëjtit është iniciuar rast për dhënie ryshfeti dhe deklarim i rremë. 

Shënim: Personi i cili dyshohet se dha ryshfet te polici i trafikut në Gjakovë është intervistuar mbrëmë me 23.02.2024, në shkrim u redaktua titulli në të cilin thuhej se i njëjti person ishte intervistuar sot.