Foto: Ilustrim

I ofroi ryshfet policit të Kosovës, arrestohet shtetasi serb

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës dje në Vushtrri.

Kjo pasi i njëjti i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor gjatë kontrollit të dokumenteve.

Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia e Kosovës.