Ferizaj

Tenton të vetëvritet duke kërcyer nga kulmi i shtëpisë

Një burrë ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar një burrë ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke kërcyer nga kulmi i shtëpisë.

Sipas raportit të policisë, reagimi i shpejtë i policisë kishte bërë që i dyshuari të shpëtoj duke zbritur nga kulmi.

Të njëjtit i është ofruar edhe tretmani mjekësor.