Tentim Vrasje për Konflikt Pronësor

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan, nën dyshimin se i njëjti ka tentuar që me armë zjarri ta vrasë fqinjin  e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orën 14:45 të ditës së djeshme.

Policia njofton se përdorimi i armës ka ardhur si rezultat i një konflikti pronësor mes të dyshuarit dhe viktimës.

Sipas njoftimeve të para, viktima si pasojë e të shtënave ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

Policia në vendin e ngjarjes nga i dyshuari kanë konfiskuar armën e llojit “TT” me një karikator, pesë fishekë të kalibrit 7.62 dhe një gëzhojë.

I dyshuari për këtë sulm me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.