ILUSTRIM: Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Tentim-vrasja në Dujakë të Gjakovës, i dyshuari dorëzohet në Polici

I dyshuari për tentim-vrasjen e cila kishte ndodhur më 31 tetor në fshatin Dujakë të Gjakovës është vet-dorëzuar në polici.

Ndaj të njëjtit është shqiptuar masa prej 30 ditësh paraburgim nga ana e Gjykatës Themelo0re të Gjakovës.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Gjakovës përmes një njoftimit për media.

KALLXO.com pati raportuar ditën kur kishte ndodhur kjo tentim vrasje.

https://kallxo.com/tentim-vrasje-ne-dujake-te-gjakoves/

 

“Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Krimeve të Rënda  ka pranuar një rast,  i cilësuar si  tentim vrasje. Rasti ka ndodhur me dt. 31.10.2018, në fshatin Dujakë- Komuna e Gjakovës , ku i pandehuri A.J., pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin S.A., nga fshati Dujakë- Komuna e Gjakovës , me  dashje ka tentuar ta privojë nga jeta. Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë zjarri, ku gjithashtu lëndime të  lehta trupore i ka shkaktuar edhe djalit të dëmtuarit B.A. I pandehuri A.J., nga momenti i rastit kritik është arratisur, duke u vetë paraqitur në polici  në mënyrë vullnetare me dt. 05.11.2018”, ka njoftuar Prokuroria e Gjakovës.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë pas marrjes së  kallximit penal dhe analizimit të tij, me dt. 06.11.2018  ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda , për caktimin e masës së paraburgimit në  afat prej 1 muaji  ndaj të pandehurit A.J., ku të  njëjtit i është  shqiptuar kjo masë”, thuhet në njoftim.