Parashikimi i motit

Temperaturat Bien në Fundjavë

Në javën e fundit të këtij viti pritet të ketë mot pa sasi të mëdha të reshjeve.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sot gjatë gjithë ditës moti do të jetë me diell.

Nga e enjta pritet të fillojë rënia e temperaturave, të cilat do të shkojnë deri në minus 3 gradë Celsius për vikend.

Nuk parashihen reshje në sasi të mëdha gjatë kësaj jave.