Teatri i Gjilanit me program të ngjeshur për festat e fundvitit

Teatri i Gjilanit do të shfaqë nesër, e shtunë, 22 dhjetor 2018 shfaqjen për fëmijë “Aventurat e fëmijëve”, me regji të Semira Latifit dhe Sindi Çitakut, që jepet në kuadër të skenës së teatrit Magjik të fëmijëve duke filluar nga ora 12:00.

“Aventurat e fëmijëve” është produksioni i Teatrit “Avdush Hasani” të Podujevës dhe në Gjilan shfaqet si shfaqje mysafire në kuadër të bashkëpunimit në mes teatrove profesioniste në vend.

Përveç kësaj shfaqje, menaxhmenti i Teatrit të Gjilanit bën të ditur se deri në vigjilje të ndërrimit të moteve do të sjellë për shikuesit e teatrit të Gjilanit edhe disa shfaqje në skenën e mbrëmjes.

Shfaqja: “Nata e Helverit” do të shfaqet të hënën e më 24 dhjetor; të martën më 25 dhjetor jepet shfaqja “Shfaqja qe shkon keq”, të mërkurën më 26 dhjetor jepet shfaqja , “I vetëm ne banesë” dhe përmbyllet me shfaqjen “Stand UP Comedy Show” të premten më 28 dhjetor 2018.

Të gjitha shfaqjet do të jepen duke filluar nga ora 20:00.