Foto: Ilustrim

Të shtëna armësh në Graçanicë, lëndohen tre policë, arrestohet i dyshuari

Tre policë kanë marrë lëndime trupore pas një ballafaqimi me një person të dyshuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas raportit ditor të policisë, një person ëshë arrestuar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një hotel në fshatin Preoc të Graçanicës.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia është ballafaquar me të dyshuarin i cili ka lënduar tre polic.

Në raport thuhet se policët e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë me 14 fishekë, një pistoletë tjetër me një karikator me dy fishekë dhe katër gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.