
Arkiv: Rrugët e Prishtinës - Foto: Komuna e Prishtinës
Të Gjitha Rrugët e Komunës së Prishtinës – të Kalueshme
05.1.2017 - 11:10
Me gjithë reshjet e borës, të gjitha rrugët, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale, janë plotësisht të kalueshme, njofton Komuna e Prishtinës.
Komuna i ka gjithsej 8 kompani të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, nga to 6 në pjesën urbane, kurse 2 në zonat rurale të territorit të Komunës.
Autoritetet e kryeqytetit lusin vozitësit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin pa pajisje dimërore.
Komuna i inkurajon qytetarët që për çfarëdo problemi të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve falas në numrat: 0800 12233; 0800 12244 dhe 080012255.
KALLXO.com raportoi dje se duke nisur nga sot Kosova do të mbulohet nga bora dhe do të përfshihet nga temperatura të ulëta.
http://kallxo.com/nga-neser-bore-e-acar-ne-kosove/