Arkiv: Sylë Hoxha. Foto: Kallxo.com
Sylë Hoxha: Nuk Komentoj Asgjë të Tjetërkujt
Sylë Hoxha, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, nuk komentoi raportin e sotëm të ekspertëve të caktuar nga familja Dehari për hetimin e vdekjes së ish-aktivistit të “Vetëvendosjes”.
“Për punën time kur ta bëj, unë dal dhe e raportoj dhe nuk komentoj asgjë të tjetërkujt,” tha Hoxha për KALLXO.com.
Teksa publikoi sot raportin e ekspertëve të angazhuar nga familja Dehari, avokati i saj Tomë Gashi tha se lëndimet e Astrit Deharit janë shkaktuar nga mjetet mekanike vetëmbrojtëse.
“Kjo shpie në përfundim se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje,” tha Gashi.
Raporti i ekspertëve të pavarur për rastin Dehari, sipas avokatit të familjes Gashi, u është dërguar kryeprokurorit Sylë Hoxha dhe prokurorit Metush Biraj.
http://kallxo.com/tome-gashi-konteston-versionin-zyrtar-te-vdekjes-se-astrit-deharit/
Si Tomë Gashi sot, kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha doli para një muaji në një konferencë për medie ku publikoi raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Astrit Deharit.
Atëherë, Hoxha tha se në bazë të këtij raporti Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.
http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-percakton-se-astrit-dehari-beri-vetevrasje/
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor derisa po mbahej i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin e 4 gushtit me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.