Prangosja e një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Sulmojnë Policët dhe Punëtorët e KEDS-it

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë sulmuar dy zyrtarë policorë dhe dy punëtorë të KEDS-it.

Arsyeja e këtij sulmi thuhet të jetë shkyqja nga rrjeti elektrik e një biznesi.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes në Pejë.

Sipas Policisë, pasi zyrtarët e KEDS-it kanë shkyqur një firmë nga rrjeti elektrik dy të dyshuarit i kanë sulmuar me shufër metalike këta zyrtarë dhe oficerët policorë.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.