QKUK - Foto: KALLXO.com

Sulmohet Mjeku në QKUK

Një familjar i një pacienti e ka sulmuar fizikisht një doktor në Shërbimin Emergjent të QKUK-së.

Sipas Shërbimit Emergjent incidenti menjëherë është paraqitur në Polici, e cila në bashkëpunim me organet e tjera kompetente po merret me këtë rast.

“Për rastin në fjalë, drejtori i Shërbimi Emergjent ka njoftuar edhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, duke shpjeguar se  janë duke u grumbulluar të gjitha faktet për këtë rast” thuhet në komunikatë.

Sipas Shërbimit Emergjent ky nuk është rasti i parë i sulmit ndaj mantelbardhëve të Qendrës Emergjente.

“Stafi i Shërbimit Emergjent kërkon nga gjithë familjarët e pacientëve të mos pengojnë punën e tyre, por të lejojnë që punën ta kryejnë pa presione ngase profesionistit shëndetësor është mjaftë e ndjeshme dhe  kërkon intervenim të shpejtë”, thuhet në një komunikatë të Shërbimit Emergjent.

Ky institucion shëndetësor shpreson se organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të kryejnë punën e tyre dhe stafi të ketë siguri gjatë kryerjes së shërbimeve mjekësore.

Shërbimi Emergjent nuk tregon motivet e sulmit as nëse mjeku i sulmuar ka pësuar lëndime.

KALLXO.com kishte raportuar edhe për një rast tjetër kur pacientët kishin sulmuar mjekët.

http://kallxo.com/pacarada-edhe-mjeket-pesojne-nga-pacientet/