Objekti i Ministrisë së Arsimit

Studentët Paralajmërojnë Protestë Kundër Politizimit të Arsimit

Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” organizon nesër protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë.

Protesta e cila fillon në orën 11:00, do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të jetë krejtësisht paqësore.

Sipas njoftimit, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.

Përndryshe, Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, përmes një komunikate ka garantuar se asnjë student nuk do të këtë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim për regjistrim në universitetet europiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tani. /21Media

http://kallxo.com/komunikata-e-kuqe-nga-gabimet-e-ministrise-se-arsimit/