Specializantët e Stomatologjisë në protestë, kërkojnë punë në sektorin publik

Për të treten herë brenda muajit janë duke protestuar një grup i madh i specialistëve stomatolog, me kërkesën e tyre të vetme për siç thonë ata për t`u punësuar ne institucione publike.

Në protestën e tyre të mbajtur të hënën para ndërtesës së Qeverisë, përfaqësuesja e specialistëve të stomatologjisë, Mirjeta Berisha, tha se ende nuk kanë një përgjigje konkrete nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

“Sot jemi mbledhur të protestojmë për shkak të shqetësimit tonë të madh. Jemi te pakënaqur dhe duam që të punësohemi në sektorin publik. Ne kërkojmë që të behet një zgjidhje që të sistemohen në këtë sektor. Me ministrin Ismaili jemi taku, mirëpo nuk kemi një përgjigje, konkrete nga ai. Jemi më shumë se 120 specialistë të papunë”, tha Berisha

Më tutje Berisha u shpreh se një numër i madh i specialistëve janë të papunë, ndërsa një numër shumë i vogël punon në sektorin privat për shkak të pamundësisë së sigurimit të ordinancës.

“Punojnë nëpër ordinanca, ndërsa disa tjerë janë krejt të papunë, për shkak se nuk mund të hapin ordinanca private. Ne i takojmë këtij vendi dhe duhet të sistemohemi. Ministri ka vullnet të bëhet një zgjidhje por duhet edhe një përkrahje nga kryetarët e komunave sepse nevojitet një koordinimin më njëri tjetrin”, u shpreh Berisha, derisa tregoi se në vazhdim do ta zhvillojnë edhe një takim më kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.