Shtegu i Shpresës | Foto: Facebook

Sot Nis ‘Shtegu i Shpresës’

Në 20 vjetorin e betejës së Jasharëve dhe 10 vjetorin e pavarësisë nga Prekazi nis gara “Shtegu i Shpresës”

Nga fshati Prekaz do të nisë sot vrapimi dyditësh “Sjhtegu i Shpresës”. I organizuar nga “Kosova Trail Running Association”.

Vrapuesit e këtij shtegu do të vazhdojnë drejt Glogjanit, për ta përfunduar vrapin në Koshare.

Këto tri vende nga të kalojë “Shtegu i Shpresës” janë vende ku prehen përjetësisht shumë nga heronjtë dhe dëshmorët e luftës së viteve 1998- 1999.

Distancat e vrapimit do të jenë 100km me D+ 2000m, 50km me D+ 1120m, 21km me D+ 730m, dhe 14km me D+ 300m.

Organizata “Kosova Trail Running Association” ka për qëllim promovimin dhe masivizimin e vrapimit malor, duke organizuar gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

KALLXO.com në janar shkroi për planifikimin e vrapimit “Shtegu i Shpresës”.

http://kallxo.com/shtegu-i-shpreses-nis-me-3-mars-ne-prekaz/