Sot Fillon Gjysmëvjetori i Dytë

Sot fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 në të gjitha shkollat e Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi u ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysmë vjetorit të dytë dhe uron që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie.