Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Intervistë Ekskluzive me Ziadin Selën

Në intervistën me Jeta Xharrën, Sela flet se si ndodhi incidenti dhe kush janë iniciuesit dhe ekzekutuesit e sulmit ndaj tij dhe deputetëve tjerë.

Çfarë mesazhi dëshiruan të përçojnë sulmuesit me sulmin ndaj Selës?

Si e vlerëson ai Zoran Zaevin dhe çka thotë për maqedonasit?

Sela flet edhe për projektin e tij federalizimin e Maqedonisë dhe për gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet.

Në një intervistë tjetër, flet edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Jeta Xharra e ka pyetur Bushatin për gjendjen e shqiptarëve në rajon dhe rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Bushati flet edhe për bllokadën e autostradës energjetike mes Kosovës e Shqipërisë.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet në RTK çdo të enjte në orën 20:10 dhe repriza të premten në mesditë.