Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Abuzimi me Fëmijët e Braktisur

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmeton hulumtimin ekskluziv i cili tregon se si po abuzohet më fëmijët e braktisur në Kosovë.

Si ishte shtruar tri herë brenda shtatë muajve fëmija i braktisur në Klinikën Pediatrike në QKUK?

Hulumtimi i ekipit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell faktet se si kujdestarja e kishte dërguar në gjendje të rëndë fëmijën e braktisur në spital?

Kush e zbuloi se fëmiu kishte gjakderdhje në tru?

Pse nëna strehuese thotë se fëmijën ia dhanë të sëmurë dhe çka thonë punëtorët social për këtë?

Pse mjekët dhe punëtorët socialë nuk e kanë njoftuar policinë pasi nëna strehuese e kishte pranuar se fëmija është rrëzuar?

Poashtu emisioni i sontëm tregon se si fëmija i braktisur ka tri data të lindjes?

Detajet tjera për trajtimin e fëmijëve të braktisur sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” në RTK në orën 21:20.

Dhe në fund do të transmetohet rubrika “Policia” me pamjet ekskluzive nga aksionet e policisë në luftën kundër krimit.