Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Skandali i Drenasit - Avokati Gazmend Halilaj sillet para gjykatës

Avokati Gazmend Halilaj, i cili u arrestua nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin dhe frikësim gjatë procedurës penale është sjellë sot para gjykatës.

Halilaj pritet të përballet sot në Gjykatë me kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Në Gjykatën e Prishtinës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj avokatit Gazmend Halilaj, të dyshuarit të katërt në rastin e vajzës 16 vjeçares nga Drenasi, ka filluar.

Gjyqtari i procedurës paraprake Arben Hoti ka marrë vendim që seanca të jetë e mbyllur për publikun dhe mediat.

Përkundër memorandumit bashkëpunues për monitorimin e seancave gjyqësore, nga seanca janë përjashtuar monitoruesit e BIRN-it, dhe janë lejuar që të monitorojnë vetëm monitoruesit nga EULEX-i dhe OSBE-ja.

Avokati Gazmend Halilaj është i arrestuari i katërt në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi.

Para avokatit janë arrestuar edhe polici Vesel Veseli, arsimtari Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu Fehmi Ahmeti.

 

Avokati: Gazmend Halili u arrestua pasi ngriti kallëzim penal ndaj prokurorit

 

Avokati që dyshohet për keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi del sot para Gjykatës

 

Edhe avokati dyshohet për keqpërdorim seksual të vajzës nga Drenasi

 

Dosja e Prokurorisë – E kaluara kriminale e të dyshuarve në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi

.