Gazmend Halilaj- FOTO KALLXO

Avokati që dyshohet për keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi del sot para Gjykatës

Avokati Gazmend Halilaj, i cili i pari e kishte paraqitur rastin për abuzimin seksual të të miturës nga Drenasi, pritet që sot të dal para Gjykatës dhe të përballët me kërkesën e prokurorisë për paraburgim.

Avokati po dyshohet nga prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe  keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi duke përdorur pozitën e tij.

Ai ishte arrestuar para dy ditëve në orën 2 e 45.

Dje gjatë ditës avokati i tij Arbër Fazliu tha se arrestimi i Halilajt erdhi pas deklaratave të tij për “New Yourk Times” dhe paraqitjes së Kallëzimit penal ndaj prokurorit Ruhan Salihu dhe zyrtareve të IPK-së.

“Pas kallëzimit penal ndaj prokurorit Ruhan Salihu dhe hetuesve të IPK-së, si dhe pas deklaratave të avokatit për “New Yourk Times”, lidhur me rastin e të miturës nga Drenasi, Gazmend Halilaj u arrestua”, tha Avokati Fazliu

Fazliu shtoi se Prokuroria nuk ka bazë ligjore për ta kërkuar paraburgimin ndaj klientit të tij

Gazmend Halilaj është i arrestuari i katërt në lidhje me keqpërdorimin seksual të të miturës nga Drenasi.

Para avokatit janë arrestuar edhe polici Vesel Veseli, arsimtari Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu Fehmi Ahmeti.

 

Dosja e Prokurorisë – E kaluara kriminale e të dyshuarve në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi

 

https://kallxo.com/mesuesi-e-mjeku-i-dyshuar-ne-rastin-e-abuzimit-te-vajzes-se-mitur-nga-drenasi-sot-dalin-para-gjykates/